Interi ka pësuar humbjen e parë në ligë në këtë edicion, dhe këtë ia shkaktoi skuadra e Valon Behramit, Udinese.
Ishte Lasagna që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14, por pas vetëm dy minutave Interi i barazoi shifrat përmes sulmuesit Mauro Icardi, raporton Koha.net.
Në pjesën e dytë Udinese arriti të shënojë edhe dy herë, përmes De Paulit dhe Barakut.
Nga lëndimi sot është rikthyer edhe mesfushori shqiptar Valon Behrami, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 74 në vend të Fofanas.
Përkundër humbjes Interi vazhdon të mbetet lider me 40 pikë, përderisa Udinese në vendin e 11 ka 21 pikë.