Udinese ka mposhtur Interin në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A. Të dielën, Udinese fitoi me shifrat 3:1.
Për Udinesen ishte fitorja e pestë dhe tani i ka 16 pikë.
Interi pësoi humbjen e tretë dhe mbetet me 12 pikë. Nicolo Barella kaloi në avantazh Interin që në minutën e pestë. Milan Shkriniar shënoi autogol në minutën e 22-të për të barazuar rezultatin në 1:1.
Jaka Bijol kaloi në epërsi Udinesen në minutën e 84-t, ndërsa rezultatin finale, 3:1, e vendosi Tolgay Arslan në minutën e 93-të. Kristjan Asllani qëndroi në stol tek Interi.