Udinese ka arritur të marrë një pikë, duke luajtur baras të dielën në shtëpi ndaj Lazios, 1:1.
Te Lazio nga minuta e parë u paraqiten Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.
Në minutën e pestë vendasit kaluan në epërsi. Gerard Deulofeu realizoi për 1:0.
Lazio arriti të barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.
Ishte Filipe Anderson që realizoi për 1:1.
Në pjesën e dytë Lazio krijoj edhe disa shanse por nuk arriti t’i konkretizonte.
Lazio pas 26 ndeshjeve në Serie A është në pozitën e gjashtë me 43 pikë.
Udinese renditet në vendin e 16-të me 25 pikë.