Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udhëheqësi i Southamptonit: Premier League mund të vazhdojë para se të hiqen kufizimet për koronavirus

Shefi Ekzekutiv i Southamptonit, Martin Semmens, ka thënë se Premier League mund të vazhdojë para se të hiqen kufizimet e vëna për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ai ka theksuar se ndeshjet e Premier Leagues mund të jenë në televizion ndërkohë që njerëzit do të jenë ende në shtëpitë e tyre në tentim për të pamundësuar përhapjen e mëtejme të pandemisë.

Sipas Semmensit, kthimi i Premier Leagues së Anglisë në futboll do të ishte shenjë që “vendi po kthehet në normalitet”. Ai megjithatë ka shtuar se kjo nuk duhet të ndodhë para se të ketë garanci për sigurinë e të përfshirëve, raporton BBC.

“Ne duhet të bëjmë atë që është e drejtë dhe e sigurt për publikun”, ka thënë ai.

“Kur të gjithë të jenë të sigurt, qeveria do të donte që ne të kthehemi dhe të luajmë futboll. Ne ofrojmë argëtim dhe një shenjë se vendi po kthehet në normalitet”.

Ai ka vazhduar të mbështes idenë e tij.

Edhe Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen Sport Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen

“Nëse njerëzit janë në shtëpi edhe për një muaj tjetër dhe ndeshjet e Premier Leagues janë në televizion çdo ditë, kjo mund të jetë vetëm gjë e mirë. Ne mund të ofrojmë argëtim për njerëzit dhe të tregojmë se po luftojmë për t’u kthyer”.

Aktualisht Premier League është e pezulluar deri më 30 prill.

Sipas drejtuesit të Southamptonit, klubet angleze shpresojnë të përfundojnë edicionin deri në fund të qershorit. Shumë lojtarë do të jenë pa kontrata pas 30 qershorit, por Semmens beson se lojtarët do të binden të qëndrojnë më gjatë nëse kampionati nuk përfundon deri atëherë.