Federata e Futbollit e Turqisë ka emëruar përzgjedhësin e ri të përfaqësueses turke. Pas ndarjes me trajnerin, Shenoll Gunesh, Federata e Futbollit e Turqisë ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin gjerman Stefan Kuntz.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e federatës turke, por detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.
Kuntz gjatë karrierës si trajner ka udhëhequr Gjermanin U21 dhe U23. Ishte lojtar i njohur.