Irfan Kahveci ka shënuar gol në minutën e 95-të për fitoren e madhe dhe shumë të vështirë të Turqisë. Të premten mbrëma në Riga, Turqia fitoi 3:2 ndaj Letonisë.
Abdulkerim Bardakci shënoi fillimisht për Turqinë në minutën e 22-të. Eduards Emsis barazoi shifrat në minutën e 51-të. Më pas në minutën e 61-të, Cengiz Under kaloi në epërsi 2:1 Turqinë. Por Letonia nuk u ndal. Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, në minutën e 94-t barazoi rezultatin në 2:2 përmes Kristers Tobers. Por nuk u ndalën as turqit, përkatësisht Kahveci që shënoi golin e tri pikëve në minutën e 95-të.
Turqia ka gjashtë pikë nga tri ndeshje në grupin D. Udhëheq në tabelë. Letonia mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve.