Liga Unike për basketbollistë do të aktivizohet sërish me turneun që do të mbahet prej 27 deri më 31 mars në Vlorë.
Liga Unike ishte prezantuar si projekt shumë ambicioz i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë. Ishte garë e përbashkët e dy shteteve shqiptare, por në vjeshtë të vitit 2022 u ndërpre për shkak të qëndrimeve që kishin klubet në Shqipëri. Dy federatat janë pajtuar që Liga Unike të vazhdojë, ndërsa këtë edicion do të jetë vetëm në formë turneu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosovën e prezantojnë Peja, Trepça, Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli. Prej Shqipërisë në turneun në Vlorë do të jenë Tirana, Kamza, Besëlidhja dhe Teuta.
Të premten FSHB-ja firmosi marrëveshjen me sponsorin gjeneral, që është “Lajthiza”.
Te basketbollistet Liga Unike po zhvillohet në formë lige.