Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turner zotohet se do të sjellë eksperiencë tek Arsenali

Portieri amerikan, Matt Turner, është zotuar se “do të jetë anëtar i rëndësishëm i dhomave të zhveshjes” tek Arsenali, kur ai të lëvizë nga New England Revolution këtë verë.

28-vjeçari e ka kompletuar transferimin tek Arsenali para afatit kalimtar të verës, dhe do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta në përgatitje parasezonale.

“Kemi folur pak. Mesazhi i tij për mua ishte të fokusohem në atë që duhet për momentin, të qëndrojë i shëndetshëm, në formë të mirë fizike dhe të përgatitem për fazën parasezonale”, ka thënë Turner kur u pyet nëse ka biseduar me trajnerin Arteta, shkruan të shtunën “Sky Sports News”.

“Projekti më ka transferuar atje. Dua të jem lojtar i rëndësishëm, t’u dhuroj eksperiencën që kam, jo atë të Premier Leagues, por të përfaqësueses”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm