Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tudor i bindur se do ta mbajë Udinesen në Serie A

Trajneri kroat Igor Tudor beson se skuadra e Udineses edhe edicionin tjetër do të jetë pjesë e Serie A, ka shkruar "Football-Italia" të enjten.

40-vjeçari, të mërkurën është zyrtarizuar si trajner i ekipit italian, duke zëvendësuar Davide Nicolan e shkarkuar, transmeton Koha Ditore.

Për Tudorin, kjo është hera e dytë në krye të Udineses, pasi edhe edicionin e shkuar e udhëhoqi ekipin në dhjetë ndeshjet e fundit, duke e shpëtuar nga rënia. Udinese aktualisht zë vendin 17 në tabelë me 25 pikë të tubuara.

"Do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur klubin në Serie A dhe të mos zhgënjejë tifozët e Udineses. Besoj që ekipi ka cilësi për të shpëtuar", ka thënë Tudor që me ekipin italian ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit.

Artikuj të ngjashëm