Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuchelin e irriton pyetja për luftën në Ukrainë dhe roli i Abramovichit

Trajneri gjerman Thomas Tuchel ka qenë i irrituar kur është pyetur për luftën në Ukrainë dhe rolin e Roman Abramovichit te Chelsea. Ai në konferencën për media të martën, një ditë para takimit ndaj Lutonit në FA Cup, ka thënë se nuk mund t’i përgjigjet asnjë pyetje që kanë të bëjnë me politikën.

Abramovich është raportuar se ua kishte dorëzuar administrimin e Chelseat administuesve të fondacionit të klubit.

“Duhet të ndaloni të pyesni, unë nuk jam politikan. Unë nuk e kam përjetuar kurrë luftën. Kështu që edhe të flas për të, ndihem keq. Unë jam i privilegjuar, pasi jam ulur për në paqe. Unë bëj më të mirën që munde, por ju duhet të ndaloni së bërë këto pyetje pasi nuk kam përgjigje për ju”, ka thënë Tuchel. Ndeshja në mes të Chelseat dhe Lutonit luhet të mërkurën dhe i takon 1/8 të finales së FA Cup të Anglisë.