Tre klubeve të futbollit nga Irani, të premten iu ndalua pjesëmarrja në edicionin 2022 të Ligës së Kampionëve të Azisë. Në mesin e klubeve të përjashtuara nga Championsi është edhe finalisti i vitit 2020 të kësaj gare, Persepolisi.
Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), ka bërë të ditur se Persepolisit, Esteghlalit dhe Gol Gohar Sirjanit i është hequr licën ca për të garuar. AFC-ja, citoi rregulloret e licencimit që klubet nuk arritën t'i plotësonin, të cilat lidhen me çështjet, duke përfshirë dorëzimin në kohë të dokumenteve në lidhje me sigurinë e stadiumit, personelin plotësisht të kualifikuar dhe detajet se kush i zotëron klubet.
Klubet zëvendësuese nuk u emëruan të premten. Ndeshjet e raundit paraprak janë planifikuar të luhen në mars, por shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 17 janar. AFC-ja, tha se komiteti i saj disiplinor do të studiojë dosjet e çështjeve të tre klubeve për sanksione të mundshme.