Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Treshja e “Kalorësve” shkel Indianan

Mbrëmë janë zhvilluar edhe dy ndeshje në NBA.

Cleveland Cavaliers çojnë në 2:0 serinë ndaj Indiana Pacers në playoffin e NBA duke triumfuar 117:11. Kampionët në fuqi të prirë nga treshja, Irving-Love-James, që së bashku kontribuuan me 89 pikë, tani kanë një avantazh të dukshëm ndaj skuadrës nga Indianapolis.

Kyri Irving ishte i pandalshëm në këtë sfidë duke realizuar 37 pikë, kurse Kevin Love dhe LeBron James shtuan respektivisht 27 dhe 25 pikë për të shkuar të qetë në përballjen e tretë që do të luhet në parketin e Indianas, transmeton KosovaPress.

Kawhi Leonard në superformë, po ashtu edhe San Antonio Spurs, që mposhti 96:82 Memphis Grizzlies, duke e çuar në 2:0 serinë.

Me 37 pikë dhe 11 kërcime 25-vjeçari ishte thjesht i pandalshëm në AT&T Center të San Antonios, ku ekipi vendas tregoi forcën për të dytën herë radhazi.

Edhe Durant regjistron rekord në NBA Basketboll 6 muaj më parë Durant regjistron rekord në NBA

Te Grizzlies që kanë një punë të vështirë për të përmbysur disavantazhin prej dy ndeshjesh më i miri ishte Mike Conley me 24 pikë të shënuara.

Dy takimet e radhës do të zhvillohen në FedExForum të Memphisit.