Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepçës '89 i mungojnë gjashtë lojtarë, Besës përgatitjet

Kampiones në fuqi të Kosovës në futboll, Trepçës '89, do t'i mungojnë gjashtë lojtarë në ndeshjen për Superkupën e Kosovës, që e zhvillon kundër Besës së Pejës.

"Xehetarëve" në takimin për trofeun e parë të edicionit, që zhvillohet të shtunën (sot) nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, i mungojnë Rron Broja, Fiton Hajdari, Gentian Mazrekaj dhe Milot Kamberi të lënduar, kurse Kushtrim Lushtaku dhe Blerand Kurtishaj për shkak të martesës, shkruan sot Koha Ditore.

Në skuadrën kampione nuk brengosen për mungesat, vlerësojnë se kanë lojtarë të mjaftueshëm. Numër të madh të lojtarëve nuk ka Besa, prej të cilës janë larguar shumë futbollistë gjatë verës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.