Amerikani Corban Collins është përforcimi më i ri i KB Trepçës. Ekipi nga Mitrovica, të dielën ka konfirmuar transferimin e Corbanit (190 cm), i cili do të jetë pjesë e klubit deri në fund të këtij sezoni.
Collis që luan në rolin e organizatorit, së fundi ka luajtur në Finlandë te skuadra Seagulls dhe ka pasur një mesatare prej tetë pikëve, 2.5 kërcimeve dhe 2.5 asistime për ndeshje. Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe në Gjermani, Itali e Suedi dhe do të jetë një ndihmë e madhe për Trepçën, që stinorin vjeshtor e përfundoi në pozitën e parë në Superligën e Kosovës.
Corban Collins i bashkohet KB Trepçës. Përvoja e Collins në Gjermani, Itali, Suedi e në Finlandë pritet të jetë alternativë shtesë në përmirësimin e rezultateve”, thuhet në njoftimin e Trepçës.