Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça vazhdon formën e lartë, Lipjani fiton në sekondat e fundit

Trepça ka shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës.

Te mërkurën, Trepça mposhti në udhëtim Rahovecin 86:82 edhe pse ishte ne disavantazh deri në finish të ndeshjes.

Me meritori te mitrovicasit për këtë fitore ishte Samir Zekiqi me 28 pikë, i përcjellë nga amerikani Mark Dorris me 18 pikë. Te Rahoveci u veçua amerikani Frederick Richardson me “double-double” prej 24 pikëve e 13 kërcimeve.

Ngjashëm sikurse Trepça edhe skuadra e Lipjanit shënoi fitore në sekondat e fundit, duke e mposhtur në udhëtim Borean me rezultatin 77:75.

Për Lipjanin kjo është vetëm fitorja e dytë këtë edicion ne Superligë kurse me efikasi ishte Musab Mala me 27 pikë, i ndjekur nga Alex Budovitsky (20).

Te Borea, Beqë Kovaqi e Shpend Gashi realizuan nga 21 pikë secili. Kovaqi shtoi edhe 12 kërcime.