Pas dy humbjeve rresht, skuadra e Trepçës është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në xhiron e 18-të, të fundit për stinorin vjeshtor, skuadra e Trepçës ka triumfuar ndaj Rahovecit. Ndeshja e luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka përfunduar me shifrat 91:84 në të mirë të ekipit vendas.
Me këtë fitore, Trepça është e para në tabelë me 24 pikë, tetë më shumë se Rahoveci që mbetet në pozitën e parafundit.
Taurus Cockfield (21 pikë), Drilon Hajrizi (20 pikë) dhe Gerald Blackshear (19 pikë) ishin më të dalluarit në triumfin e skuadrës së Trepçës.
Në anën tjetër, te Rahoveci, më efikasi ishte Ameer Jackson me 23 pikë të shënuara, i përcjellë nga Fisnik Rugova me 17 pikë e shtatë kërcime.