Humbjet e thella nga Peja e Golden Eagle Ylli dhe sidomos humbja nga Kerasan Prishtina, për tifozët mitrovicas shihen si dëshmi se klubi i basketbollit Trepça ka prekur fundin.
Trepça, që vlerësohet prej katër klubeve më të mëdha në vend, ndan vendin e fundit në IP Superligë me Borean, si të vetmet pa fitore. Trepça fillimisht pësoi 93:70 nga Peja, më pas 83:76 nga Kerasan Prishtina dhe të premten edhe më thellë, 115:78 nga Ylli, shkruan sot Koha Ditore.
Kriza financiare ka nisur edicionin e kaluar, në pranverë dhe klubi nuk ia ka dalë të stabilizohet. Borxhet ndaj lojtarëve e trajnerëve që kishin edicionin e kaluar vlerësohen të mëdha. Lojtarët e mbetur në skuadër ka kohë që nuk janë paguar, njëjtë si trajnerët.
Aq e rëndë është gjendja sa në ndeshjet e para klubi i pati vetëm nëntë fanella të njëjta në dispozicion. Për këtë arsye tre lojtarë të rinj janë sakrifikuar, duke u futur në formacion, duke u ngrohur, por duke mos mundur të aktivizohen...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.