KB Trepça është gjysmëfinalistja e parë e “Final 8” të Kupës së Kosovës që ka nisur të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ndeshja çereklfinale mes Trepçës dhe Rahovecit, u mbyll me fitoren e ekipit nga Mitrovica me rezultatin e thellë 77:57.
Fundori Amin Hot ishte ndër më të dalluarit te Trepça me 14 pikë, katër kërcime e tri asistime. Në triumfin e Trepçës, kontribuuan edhe Drilon Hajrizi që e mbylli ndeshjen me 17 pikë ndërsa Taurus Cockfield shtoi 12 pikë. Te Rahoveci, më efikasi ishte përforcimi më i ti TJ Dunans që debutoi ndaj Trepçës.
Ai pati 14 pikë e tetë kërcime ndërsa Milik Rarbrough shtoi 11 pikë tjerë që nuk ishin të mjaftueshme për ta evituar disfatën nga Trepça. Në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Trepça do të luajë me fituesin e përballjes tjetër çerekfinale mes Pejës dhe Sigal Prishtinës që luhet më vonë.