Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça, finalistja e parë

Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në basketboll. Të premten mbrëma, Trepça e mposhti Rahovecin në gjysmëfinale me rezultat 87:79.

Ndeshja u luajt në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Skuadra vendase në çerekun e parë fitoi me rezultat 21:17. Dallimi u bë në fund të çerekut të dytë, të cilin Trepça e fitoi 27:17. Skuadra mitrovicase ishte bindëse edhe në çerekun e tretë (20:13), ndërsa kontrolloi lojën në çerekun e fundit. Rahoveci bëri përpjekje në fund, por ia doli të afrohet vetëm në tetë pikë.

Will Daniels ishte më i miri te Trepça me 18 pikë e katër kërcime. Mikaile Tmushiq kontribuoi me 15 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Jack Pagenkopf ishte më i miri te Rahoveci. Ai ndeshjen e përfundoi me 22 pikë e gjashtë asistime.

Edhe Trepça e fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht Basketboll 5 muaj më parë Trepça e fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

Trepça është fituese në fuqi e Kupës.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Ylli dhe Prishtina.