Trepça e Sigal Prishtina po përballen në Gjakovë në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Palestra “Shani Nushi” është e stërmbushur me shikues.
Pas pjesës së parë Trepça po udhëheq me tri pikë epërsi, 38:35.
Drilon Hajrizi po e udhëheq Trepçën. Ai ka 12 pikë e katër kërcime.
Donte Clark është më i miri te Prishtina deri më tani me 12 pikë, katër kërcime e katër asistime.