Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça fiton ndeshjen e 19-të rresht

Trepça ka shënuar fitoren e 19-të rresht në Superligën e basketbollit kosovar. 
Trepça, që javë më parë e fitoi Kupën e Kosovës, mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultatin 97:73. 
Ky ballafaqim u zhvillua në palestrën “Minatori” dhe ishte i fundit i xhiros së 26-të. 
Vendësit nuk lejuan befasi dhe dominuan që nga fillimi i ndeshjes duke i fituar të gjithë çerekët. 
Në pushim, “xehetarët” shkuan me 14-të pikë dallim, kurse ndeshjen e mbyllën me 24 pikë dallim. 
Darnell Edge pati statistikat më të mira në fitore me 24 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime. 
Te mysafirët lojë të mirë pati Ty Cockfield që shënoi 32 pikë, tre kërcime e katër asistime, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen e katërt rresht. 
Deri në fund të sezonit të rregullt kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur. 
Trepça është e para me 50 pikë, kurse Prizreni në vendin e shtatë, përkatësisht të parafundit, ka 33 pikë.