Trepça ’89 ka bërë hapin gjigant në garën për titull të kampionit, duke mposhtur të dielën Dritën midis Gjilanit, me rezultat 0-2, në derbin e javës së 26-të të Superligës.
Liderja e tabelës ka treguar paraqitje mjaft të mirë në duel me gjilanasit, duke shkëputur tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni Shpëtim Idrizi (3’) nga penalltia dhe Oto John (56’) realizuan për fitoren e mitrovicasve të cilët tani kanë 62 pikë, shtatë më shumë së Feronikeli, derisa Drita thellohet edhe më shumë në garën për t’i ikur barazhit.
Ndërkaq, sfida mes Ferizajt dhe Drenicës është mbyllur baras 1-1. Maliq Behluli (67’) shënoi për ferizajasit, kurse, Kreshnik Lushtaku (82’) më një gol të bukur ia siguron një pikë kuqezinjve te Skenderajt. Ferizaj ka 23 pikë dhe renditen në vendin e nëntë, derisa Drenica është e shtata me 31 pikë.
Me rezultat minimal prej 1-0, Besa e ka mundur Lirinë, sfidë kjo e zhvilluar në ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës. Fisnik Papuqi (57’) realizoi nga pika e bardhë.
Vala Superliga / Java e 26-të
Rezultatet
Drita-Trepça ’89 0-2
Ferizaj-Drenica 1-1
Besa-Liria 1-0
Dje
Trepça-Feronikeli 1-3
Gjilani-Llapi 1-1
Hajvalia-Prishtina 0-1
Tabela
1.Trepça 89 62
2.Feronikeli 55
3.Prishtina 54
4.Llapi 50
5.Besa 44
6.Gjilani 38
7.Drenica 31
8.Liria 26
9.Ferizaj 23
10.Drita 22
11.Trepça 16
12.Hajvalia 7