Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita triumfon ndaj 89-shit

Drita e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultatin 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Betim Haxhimusa (59’) e realizoi golin pak çaste pasi u aktivizua. Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së dytë të Superligës së Kosovës.

Drita i ka fituar të tri ndeshjet e zhvilluara dhe zë vendin e dytë në renditje me nëntë pikë, katër prapa liderit Ballkanit që i ka zhvilluar pesë ndeshje.