Kampionia e Kosovës Trepça ’89, ka bërë dy goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës.
Mitrovicasit ka angazhuar sulmuesin e Prishtinës, Shend Kelmendi, i cili vetëm pak ditë më parë u largua dhe Arb Manajn nga Dukagjini i Klinës.
Kryetari i ’89-shit Abedin Zeka, për Sportin në KTV, ka konfirmuar marrëveshjen me dy lojtarët.
Kelmendi ishte i pranishëm në zyret e stadiumit “Riza Lushta”, por u largua menjëherë nënshkrimit të kontratës.
Kohavisioni mëson se Kelmendi, pritet që të huazohet te skuadra e Skënderbeut të Korçës.
Nga ana tjetër Arb Manaj, u shpreh i lumtur me arritjen e marrëveshjes me 89-shin.
Të kujtojmë që Trepça ’89 edicionin që lamë pas arriti të fitoj titullin e kampionit të Kosovës, duke përfaqësuar Kosovën, për herë të parë në Champions League, ku debutoi ndaj Vikingurit.