Sport

Tre shqiptarë aktivizohen në fitoren e Empolit ndaj Cagliarit

Empoli ka arritur fitore 2:0 në udhëtim sonte ndaj Cagliarit, në xhiron e 5-të të Series A të Italisë.

Federico Di Francesco (29’) dhe Leo Stulac shënuan për Empolin. Te Empoli në pjesën e dytë u aktivizuan Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani.

Ismajli u aktivizua nga minuta e 64-të, ndërsa Asllani e Bajrami nga minuta e 83-të. Për Asllanin 19-vjeçar ishte debutim në Serie A të Italisë.