Lista e rekordeve të Erling Haalandit është e gjatë, sidomos pas pesë golave që i shënoi të martën mbrëma ndaj Leipzigut. Ai u largua nga fusha pasi realizoi pesë gola për Manchester Cityn.
Haaland është vetëm lojtari i tretë që ka shënuar pesë gola në një ndeshje të Championsit. Askush nuk ka shënuar më shumë në një ndeshje.
Para Haalandit kët e kishte arritur Lionel Messi në fitoren 7:1 të Barcelonës ndaj Leverkusenit më 7 mars 2012. Ndërkohë Luiz Adriano shënoi pesë gola më 21 tetor të vitit 2014 në fitoren 7:0 të Shakhatrit në udhëtim te BATE.
Haaland për herë të parë në karrierë shënoi pesë gola në një ndeshje.