Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tre lojtarë të PSG-së rezultojnë pozitivë me COVID-19

Tre lojtarë të Paris Saint-Germainit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, është njoftuar nga klubi kampion i Francës.

Lajmi për rastet pozitive vjen vetëm tetë ditë para ndeshjes së parë të stinorit dhe lojtarët do të vazhdojnë të testohen rregullisht në ditët në vijim.

PSG-ja ka qenë në pushim më të zgjeruar pasi arriti në finale të Ligës së Kampionëve në Lisbonë. Në finale pësoi 1:0 nga Bayern Muencheni.

Stinori në Ligue 1 fillon më 21 gusht, por Parisi ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Lensit të enjten më 10 shtator. 

Raportohet se kanë rezultuar pozitivë Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, të tre ishin në pushime në Ibiza.