Tre gola janë shënuar për gjashtë minuta në stadiumin “Bajram Aliu” të shtunën, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Drenicës dhe Trepçës ’89.
Trepça ’89 fillimisht krijoi epërsi prej dy golave. Mitrovicasit për katër minuta shënuan dy herë.
Christian Mba fillimisht në minutën e 24-rt asistoi për Bleon Sekiraqën që e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë nga afërsia.
Mba shënoi vetë pas katër minutash, falë edhe një reagimi jo të mirë të portierit Arlis Shala.
Megjithatë, sulmuesi Bintsouka Koxy ngushtoi epërsinë në minutën e 30-të.
Artikuj të ngjashëm