Tri klube të mëdha evropiane janë në ndjekje të mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos.
Mediet e huaja raportojnë se Inter, Juventus dhe Manchester United janë të interesuara për shërbimet e gjermanit, transmeton kp.
Kroos, i cili ka bërë një sezon mjaft të mirë me “Los Blancos”, duke fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, pak është e besueshme se do të largohet nga ‘Bernabeu’, megjithatë, thuhet se dy klubet italiane dhe ajo angleze, janë duke përgatitur ofertat e tyre për reprezentuesin gjerman.