Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trashi thotë se golin e shënoi nga një skemë e ushtruar

Lorenc Trashi shënoi supergol për Ballkanin ndaj Lincolnit. Ai thotë se skema ishte e stërvitur.

“Ishte pak e papritur për mua, por diçka e punuar në stërvitje nga ana e profesorit. E kemi ushtruar shumë gjatë javës. Trajneri Ilir Daja punon shumë në këto skema dhe përfundoi me sukses”, ka thënë Trashi.

Ai e di që ende nuk është siguruar kualifikimi. “E dimë që na pret ndeshje e vështirë. Duke parë që është menduar se do të jetë ndeshje e lehtë, por nuk ishte kështu. Gjithë duhet të tregojnë veten. Do të jetë sfidë e vështirë. Tani fokusohemi te ndeshja kampionale e më pas përgatitemi për ndeshjen e vështirë në Gjibraltar”, ka shtuar Lorenc Trashi.