Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transformimi i Ronaldos nga lojtar krahu në sulmues vrasës

"Nuk e di se kush ka dyshuar në mua", tha Cristiano Ronaldo. "Njerëzit që e duan Cristianon kurrë nuk kanë dyshime".

Këto ishin fjalët që ylli portugez i tha kur "mbushi" me gola Bayern Muenchenin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke bërë që Reali të avancojë tutje. Në dy ndeshje çerekfinale, Ronaldo mposhti pesë herë Manuel Neuerin, njërin prej portierëve më të mirë në botë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse një pjesë e opinionit u mor shumë me vendimet e arbitrit, por pati shumë më shumë që u pajtuan se portugezi shkëlqeu me plot kuptimin e fjalës në përballje me gjigantin gjerman, transmeton Koha Ditore.

E shkëlqimi i Ronaldos në Ligën e Kampionëve vazhdoi edhe të martën mbrëma në "Santiago Bernabeu", ku ua mbylli gojën kritikëve edhe një herë. Ai shënoi "hat-trick" kundër një portieri tjetër të mirë, polakut Jan Oblak. Reali mposhti Atletico Madridin 3:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Për Ronaldon, ky ishte "hat-tricku" i 47-të gjatë tetë vjetëve karrierë te Real Madridi. Ai është në kuotën e 103 golave në Ligën e Kampionëve, tri më shumë se Atletico që ka shënuar gjatë gjithë historisë së saj në këtë garë.

Në moshën 32-vjeçare, Ronaldo është përsëri në trajektore. Megjithëse mosha e bën të veten dhe fizikisht nuk është ai i moçmi, këtë po e kompenson me forcë dhe përvojë. Shpejtësia në distanca të mesme është zvogëluar. Ka gati dy vjet që nuk po mund të lë mbrojtësit prapa, siç bënte dikur. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.