Kalimi i Alvaro Moratas tek Atletico Madridi është shtyrë shkaku i paqartësisë së krijuar me transferimin e propozuar të Gelson Martins në Monaco.
Klubi francez është pajtuar me huazimin e tij për pjesën e mbetur të sezonit, por shkarkimi i Thierry Henrys ka bllokuar finalizimin e marrëveshjes.
Goal raporton se Atletico është pajtuar që të paguajë 3 milionë euro për huazimin e Moratas nga Chelsea me opsion që në fund të sezonit ta blejë atë për 40 milionë euro tjera.