Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimet e lojtarëve me birra, çokollata e patate të skuqura

Përderisa afatit kalimtar të verës po i afrohet fundit, shumë skuadra të futbollit po shpenzojnë para për të siguruar përforcimet për sezonin 2021/22. Megjithatë, nuk ishin gjithmonë paratë ato që shkëmbeheshin për të siguruar talentin më të mirë. Në të shkuarën, ka pasur raste kur patatet e skuqura, çokollatat dhe madje, edhe një hekur është përdorur si një monedhë në marrëveshjet midis skuadrave. Pra, harroni 100 milionë funtet e paguara nga Manchester City për mesfushorin Jack Grealish, pasi më poshtë po paraqesim pagesat më të çuditshme të transferimeve, që kanë ndodhur ndonjëherë.

Ian Wright

Analisti i BBC-së, Ian Wright mund të jetë transferuar tek Arsenali për 2.5 milionë funte në vitin 1991, një tarifë rekorde në atë kohë për londinezët. Mirëpo, nuk ka qenë gjithmonë kështu për Wrightin. Ai e filloi karrierën e tij profesionale te Crystal Palace, duke shënuar dy gola kundër Manchester Unitedit në finalen e FA Cup. Megjithatë, Palacet nuk iu nevojit të angazhohet shumë për ta bindur klubin e Wrightit, Greenwich Borough për ta transferuar. Një set i peshave të fitnesit, ishin të mjaftueshme për ta bindur klubin e tij të vogël për t’u arritur marrëveshja.

Franco Di Santo

Ish-sulmuesi i Chelseat, Franco Di Santo, ndoshta është më i njohuri që dështoi si numri nëntë tek ekipi londinez. Por, kur ishte një lojtar i ri dhe premtues, skuadra nga Kili, Audax Italiano, synonte me çdo kusht ta transferonte në radhët e veta. Mirëpo, problemi ishte që Audaxi nuk kishte para që të paguante për kartonin e sulmuesit premtues. Kështu që, ata punuan dhe arritën një marrëveshje mjaft të leverdishme me ekipin e tij lokal. Për kartonin e sulmuesit, Audax Italiano nuk pagoi para, por i dha dy rrjeta të portave dhe 40 litra ngjyrë për t’i lyer zhveshtoret.

Edhe “Sky Sport” shkruan për suksesin e Sunderlandit, e përmend edhe Xhakën Futboll “Sky Sport” shkruan për suksesin e Sunderlandit, e përmend edhe Xhakën

Giuliano Grazioli

Grazioli është më shumë i njohur për golin e tij vendimtar në Kupën FA për Stevenagen kundër Newcastle Unitedit. Ai shënoi golin e barazimit për të siguruar edhe ndeshjen e kthimit në vitin 1998. Ai karrierën e nisi te Peterborough dhe duke pasur parasysh se ai kërkoi largimin, klubi i tij kishte një kërkesë të veçantë për ta lënë të lirë. Peterborough i kërkoi Stevenaget pako të çokollatave “Mars” dhe disa pako të patateve të skuqura për ta lënë Graziolin që ta vazhdojë karrierën te Stevenage. Këtë marrëveshje mes klubeve, e ka konfirmuar edhe shefi Paul Fairclough.

Tony Cascarino

Ish-sulmuesi i Republikës së Irlandës, tani prezantuesi i emisionit “talkSPORT”, nuk kishte fillimet më joshëse në karrierën e tij të futbollit – e nisi te Crockenhill në vitet 1980. Sidoqoftë, Gillinghami mendoi se ai do të ishte një qendër sulmues i mirë për sulmin dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të siguruar shërbimet e tij. Kjo përfshinte blerjen e setit të fanellave të reja për Crockenhill, si dhe disa hekura të valëzuar për të rregulluar terrenin e tyre.

Ernie Blenkinsop

Ndoshta, shumica nuk e njohin futbollistin Ernie Blekinsop. Ai ka luajtur për skuadrat angleze në fund të viteve të 20-ta dhe fillim të 30-ve, si dhe ka fituar dy herë divizionin e parë me ekipin e Sheffield Wednesdayt. Ernie e filloi karrierën e tij në mënyrën më të çuditshme, por kur Hull e transferoi nga Cudëorth Village, krahas 100 funteve, dha edhe një fuçi me birrë.

Hugh McLenahan

Të gjithë pothuajse adhurojmë akulloret, por duket se te skuadra e Stockportit janë adhurues më të mëdhenj. Para se Manchester Unitedi të krijohej vërtet, ata duhej të ishin më kreativë në tregun e transferimeve. Dhe, këtu hyri në lojë ndihmës-trajneri dhe pronari i biznesit të akulloreve, Louis Rocca që ishte pjesë e klubit me kohë të pjesshme. Në vitin 1927, Unitedi i dhuroi tre ngrirës frigoriferësh për Stockportin për një takim të fondeve, gjë që mjaftoi për të siguruar shërbimet e Hugh McLenahan.

Edhe Shënon golin e parë transferimi më i shtrenjtë i futbollit anglez Futboll Shënon golin e parë transferimi më i shtrenjtë i futbollit anglez

Collins John

Sulmuesi holandez e kishte një periudhë të mirë te Fulhami në Premier League, pasi klubi anglez e bleu nga Twente. Mirëpo, Collins e filloi karrierën e tij te DES Nijverdal, që ishte më shumë një klub i komunitetit lokal. Twente e kontaktoi klubin për lirimin e Collinsit dhe kur bëri ofertë për kartonin e tij, ishte mjaft i përgatitur. Në fund të fundit, nuk ishin paratë ato që ia siguruan Twentes sulmuesin Collins, por enciklopeditë që iu dhuruan një shkolle lokale.