Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri spanjoll i bllokuar në Kosovë, në shtetin që nuk e njeh vendi i tij

Më 10 mars spanjolli Javier Cabanas është prezantuar si trajner i ri i Besa Famgas, kampiones së Kosovës në hendboll. Ai nuk ka drejtuar në asnjë ndeshje zyrtare skuadrën pejane, ndërsa ka mbetur i bllokuar në Kosovë për shkak të koronavirusit, raporton Koha.net.

Gazeta e madhe spanjolle, Marca, të shtunën i ka kushtuar një shkrim të gjatë Cabanasit. Marca ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një emër të madh të hendbollit, me mbi 200 paraqitje për Spanjën dhe me karrierë të gjatë të trajnerit në Spanjë dhe jashtë saj. Pak gjëra në hendboll janë të panjohura për Cabanesin, ka shkruar Marca.

“Por aventura e tij e fundit tejkalon të gjitha ato që kanë mundur të mendohen nga Cabanas. Më 9 mars ai udhëtoi për në Kosovë, për të marrë drejtimin e Besa Famgas, ekipit më të mirë të vendit që nuk pranohet nga Spanja. Ai ishte atje në shkurt për një javë për të parë nga afër kushtet. Ai vendosi të lë pozitën e tij te Agustinos de Alicante, në Divizionin e Parë Nacional, dhe të pranojë ofertën e një klubi të panjohur”, ka shkruar Marca.

Image

Vetë trajneri ka thënë se “duhet të punohet”. Ai ka folur për Marcan nëpërmjet telefonit nga Peja.

Cabanas ka mbajtur pak stërvitje me Besën dhe ka drejtuar skuadrën në dy miqësore në Maqedoni Veriore.

Edhe Cabanas i nderuar që drejton Kosovën, premton gjëra të mira ndaj Malit të Zi e Suedisë Sport Cabanas i nderuar që drejton Kosovën, premton gjëra të mira ndaj Malit të Zi e Suedisë

“Seancat stërvitore janë ndërprerë dhe unë nuk kam debutuar”, ka thënë trajneri spanjoll.

Marca ka treguar se te Besa luajnë shumë reprezentues të Kosovës dhe disa lojtarë nga Ballkani. Më i njohuri është veterani i Bosnjës, Nikola Prce.

Cabanas ka folur për nivelin e ligës së Kosovës, ndërsa ka thënë se ka dëshirë për përmirësim dhe plane për të bërë këtë.

Cabanas ka treguar për spanjollët se në Kosovë i lejohet të lëviz për një orë e gjysmë, si pjesë e masave të fundit për të luftuar pandeminë. Gruaja e tij vazhdon të punojë në Spanjë, njëjtë si djali i tij që luan hendboll.

Cabanas kalon ditët duke shikuar hendboll dhe duke shikuar lajme në kanale televizive të Francës apo Italisë.

Marca ka prekur edhe raportet politike të Spanjës dhe Kosovës, duke përmendur faktin që Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Edhe Cabanas, trajneri spanjoll që udhëheq Besën nga shtëpia Sport Cabanas, trajneri spanjoll që udhëheq Besën nga shtëpia

“Kosova është e pranuar në EHF dhe në IHF. Ekipi im do të luajë ndeshje evropiane”, ka thënë Cabanas. Ai ka treguar se nuk ka ndonjë vështirësi në Kosovë.

“Unë mund të kryej punën time pa asnjë problem. Valuta në Kosovë është euro dhe unë lëviz me letërnjoftimin e Spanjës dhe me pasaportë spanjolle, pa ndonjë kufizim”, ka thënë Cabanas.