Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Silva me kontratë të re te Fulhami

Trajneri Marco Silva pritet të firmosë kontratë të re afatgjate me skuadrën e Fulhamit, ka raportuar BBC-ja të premten.

Te Fulhami janë të kënaqur me punën e trajnerit portugez, me të cilin thuhet se parimisht është arritur marrëveshje.

Me kontratën e re, që pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji, Silva do të jetë në krye të Fulhamit deri në verën e vitit 2026.

Kontrata aktuale, atij i skadon në vitin 2024, ndërsa është trajner i ekipit nga Londra prej verës së vitit 2021.

Aktualisht, Fulhami është i gjashti në Premier League dhe po lufton për një vend që dërgon në kupat evropiane sezonin e ardhshëm.

Para Fulhamit, Silva në Angli ka qenë edhe trajner i Evertonit, Watfordit e Hull Cityt.

Artikuj të ngjashëm