Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Rose arrin një rekord të klubit me Dortmundin

Borussia Dortmundi vazhdon luftën e madhe për titull kampioni sivjet në Bundesligë.

“Verdhezinjtë” të shtunën në kuadër të xhiros së 12-të shënuan fitore 2:1 kundër Stuttgartit.

Sulmuesi holandez, Donyell Malen, e shënoi golin e tij të parë në Bundesligë në minutën e 56-të.

Megjithatë, Stuttgarti i barazoi shifrat shtatë minuta më vonë me mesfushorin Roberto Massimo.

Kapiteni i Dortmundit, Marco Reus, realizoi gol në minutën e 85-të për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij 2:1.

Edhe Nuk dëshpëron Dortmundi, fiton ndaj Mainzit Futboll Nuk dëshpëron Dortmundi, fiton ndaj Mainzit

Me pikët e plota të fituara në këtë ballafaqim, Dortmundi i afrohet liderit të tabelës, Bayern Munichut, në vetëm një pikë.

Është edhe rekord i klubit nën drejtimin e Marco Roses, i cili ka arritur t’i shënojë shtatë fitore në shtëpi nga po aq ndeshje qëkur e mori drejtimin e skuadrës.