Sport

Trajneri nga Shqipëria e ka mbështetjen e klubit të Gjilanit

Pavarësisht rezultateve negative që nga ardhja e tij te Gjilani, trajneri Gentian Mezani, e ka përkrahjen e drejtuesve të klubit.

Kjo është konfirmuar të martën nga klubi i Gjilanit, me anë të një komunikate për media.

“Kryetrajneri i klubit, Gentjan Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Gjilanit, transmeton ktv. 

Mezani deri më tani, e ka drejtuar Gjilanin, në gjashtë ndeshje, ku ka arritur tri barazime dhe ka pësuar tri disfata.

Trajneri nga Shqipëria ende nuk e ka shijuar fitore dhe pas këtyre rezultateve, Gjilani është në vendin e tetë me 35 pikë 1 një pikë larg vendit të nëntë që dërgon në barazh.

Ndeshjen e radhës Gjilani, e luan në shtëpi ndaj Flamurtarit.