Sport

Trajneri i Slovanit hesht kur pyetet për ofendimet e sllovakëve ndaj Kosovës

Trajneri i Slovan Bratislavës, Jan Kozak, nuk ka dashur të flasë për ofendimet që tifozët e skuadrës së tij bënë në drejtim të Kosovës, në ndeshjen e parë me Feronikelin në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Kur është pyetur në konferencën për media, një ditë para ndeshjes së kthimit në Prishtinë, ka ndërhyrë zëdhënësi i klubit, duke thënë se kanë ardhur të luajnë futboll dhe nuk komentojnë vendimet politike.

“Ne e dimë çka duam. Kemi respekt për Feronikelin, por kemi ardhur për t’u kualifikuar tutje. E dimë që s’do të jetë e lehtë, por motivi është i lartë dhe besoj që do t’ia dalim”, ka thënë Kozak, raporton KTV.

Feronikeli ishte mposhtur 2 me 1 në ndeshjen e parë në Bratislavë.

Kozak mori drejtimin e Slovanit një ditë para ndeshjes me Feronikelin, pasi trajneri serb Vladimir Radenkoviq dhe futbollistët Aleskandar Çavriq e Dejan Drazhit morën vendim të mos paraqiten kundër kampionit të Kosovës pas kërkesës së Qeverisë së Serbisë.

Në ndeshjen që Feronikeli e humbi 2 me 1, tifozët vendas bënë thirrje anti-Kosovë dhe vendosën parulla se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”