Trajneri i Shakhtar Donetskut, Paulo Fonseca pas fitores ndaj Manchester Cityt në konferencën për media është paraqitur i veshur si “Zorro”.
Fonseca ka realizuar premtimin që kishte bërë nëse kampioni ukrainas siguronte kualifikimin në fazën e eliminimeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.
44-vjeçari mbajti fjalën dhe u vesh si “Zorro”, personazh i krijuar në vitin 1919 nga Johnston McCulley.
“Kjo është konferenca më qesharake e karrierës sime”, ka thënë Fonseca, i cili më pas foli për suksesin e arritur.
“Luajtëm lojë gati ideale. Ishim të disiplinuar në mbrojtje dhe kishim sulm të efektshëm”, ka shtuar ai.
Edhe
Roma arrin marrëveshje me trajnerin Fonseca
“Ishte e rëndësishme t’i mbyllnim disa zona për Manchester Cityn që zakonisht janë të rrezikshëm. Këtë mendoj se e arritëm dhe nuk ka kërcënuan siç bëjnë zakonisht. Është kënaqësi e madhe. Duhet të jenë krenarë gjithë ukrainasit për ekipin tonë.
