Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Llapit: Do t’i rivalizojmë Feronikelin e Prishtinën, por s’kemi aspirata direkte për titull

Trajneri i Llapit, Xhengis Rexhepi, ka thënë se humbja e skuadrës së tij ndaj Feronikelit të dielën, nuk ka ndikuar në synimet që i ka klubi.

Në një deklaratë për Koha.net, Rexhepi ka thënë se klubi nuk ka aspirata direkte për titull, por synon që me lojë të mirë të jetë konkurrent për krye të tabelës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi me humbjen 2 me 0 nga Feronikeli, mbetet i treti me shtatë pikë prapa liderit nga Drenasi, që ka 45 pikë. Në vend të dytë është Prishtina me 43. Llapi e pret Prishtinën në derbin e javës së ardhshme në Superligë.

“Humbja e djeshme s’ka ndikuar aspak në synimet që ka klubi. Ne do të mundohemi nga java e ardhshme të kthehemi më të fortë. Klubi s’ka aspirata direkte për titull, por me lojë të mirë të jemi konkurrent për krye të tabelës. Kemi kualitet që të rivalizojmë dy ekipet deri në fund të kampionatit. U ndeshëm me Feronikelin, ishin shumë më të mirë, por për shkak të gabimeve tona dhe ditës së keqe të disa futbollistëve pësuam. Por duke e ditur karakterin dhe kualitetin besoj se ndaj Prishtinës do të jemi në nivelin e duhur”, ka thënë Rexhepi.