Trajneri i klubit të basketbollit, Golden State Warriors, në NBA, Steve Kerr, ka shpërthyer në konferencën për media pas ndeshjes me Dallasin për sulmin në shkollën fillore në Teksas.
Një adoleshent qëlloi për vdekje 19 fëmijë dhe një mësuese, ndërsa Policia më pas vrau sulmuesin. Sulmi ka nxitur zërat kundër ligjeve që e kanë bërë të lehtë armatosjen e qytetarëve të thjeshtë.
Në konferencën për media, Kerr refuzoi të fliste për basketboll ndërsa dha fjalim emocionues duke dënuar dhunën e armatosur në SHBA.
“Pyetjet për basketbollit s’merren parasysh”, u shpreh ai para se të niste të bërtiste e të godiste tavolinën duke thënë “Kur do të ndërmarrim diçka?”