Gana humbi nga Portugalia 3:2 në ndeshjen hapëse të Botërorit.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë për Portugalinë në minutën e 65-të nga penalltia.
Ronaldo u rrëzua pas duelit me Mohammed Salis, e që ishte penallti për gjyqtarin Ismail Elfath.
Përzgjedhësi i ganezëve, Otto Addo, foli rreth situatës.
“Ishte një vendim i gabuar. Lojtari im preku topin. Nuk e di pse nuk reagoi VAR-i. Gjyqtari nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Addo, kur u pyet nëse Portugalisë iu dha penalltia për shkak të rëndësisë që ka Ronaldo. “Duhet ta pyetni gjyqtarin për këtë. Nuk kam prova. Ne e prekëm topin dhe më pas erdhi kontakti”, u përgjigj Addo.
“Nuk e di nëse ata nuk i kushtuan rëndësi kësaj, apo VAR-i nuk i kushtoi rëndësi rastit. Nëse e shikoni videon, do të shihni se lojtari jonë e preku topin. Në fakt, ishte faull për ne”, beson Addo.