Trajneri i Feynoordit, Arne Slot në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë ka vlerësuar pozitivisht ekipin e Dritës.
Ai ka treguar anët e forta të nënkampiones së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çfarë na pret. Janë të rrezikshëm nga pozitat standarde, dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është po ashtu e mirë”, ka thënë Slot. Ndeshja në mes Dritës dhe Feynoordit luhet të enjten prej orës 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. I takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.