Trajneri i skuadrës së Ferencvaroshit, Peter Stoger ka pasur fjalë të mira për Prishtinën në prag të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Dueli i dytë mes këtyre dy skuadrave, zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në ndeshjen e parë, të luajtur para një javë në Budapest, Ferencvaroshi ka shënuar fitore me rezultatin 3:0.
“Jemi në pozitë te mirë, e kemi rezultatin 3:0. Por ende s'ka përfunduar asgjë, i kemi edhe 90 minuta. Normalisht, pres kundërshtar i cili do të rrezikoj shumë, sepse nuk ka çka të humbasë. Janë skuadër e mirë teknike, fizikisht janë të fortë. Por, ne duhet të sillemi saktësisht profesionalisht", ka thënë Stoger.
"Ne do të luajmë me përbërjen më të mirë, si gjithmonë si në çdo ndeshje tjetër. Kjo është me rëndësi për mua, të luajnë futbollistët më të përgatitur të momentit”.
-
Ferencvaroshi me ekipin më të fortë në “Fadil Vokrri”, Prishtina shpreson në fitore
-
Trajneri i Ferencvaroshit thotë se rezultati 6:1 pas dy ndeshjeve nuk është real
-
Mitrovica luan me Ferencvaroshin, kërkon vendin në “Europa Cup”
-
Gençoglu: Fitoren në Prishtinë e kemi lënë për ndeshjen e fundit
-
Panadiq ka respekt për Prishtinën, por kërkon rezultat pozitiv