Mikel Arteta është fotografuar sot duke mbuluar me dorë ballin që i është përgjakur të dielën në përleshjen që ka ndodhur mes lojtarëve në derbin e Manchesterit.
Ndihmësi i Pep Guardiolas është përgjakur nga një goditje me shishe, të cilën besohet se e ka gjuajtur një lojtar i Manchester Unitedit. Sipas mediave angleze, ky lojtar është Romelu Lukaku.
Arteta është kthyer në qendrën stërvitore të Cityt këtë mëngjes dhe në bazë të fotografive shihej edhe shenja në sy e ballë. Së bashku me të është kthyer edhe portieri Ederson, i cili besohet se ka nisur përplasjen me menaxherin Jose Mourinho, pas së cilës ka ndodhur përleshja mes 20 personave.



Artikuj të ngjashëm
-
City pëson goditje në mbrojtje, gara për titull bëhet më e vështirë
-
Arteta: Guardiola është trajneri më i mirë në botë
-
Dyshohet se Grealish u godit pas derbit të Manchesterit
-
Në Premier League vëmendja te derbi i Manchesterit
-
Dyshime në vete, gabime e ndryshime të mëdha – arsyet e krizës së Manchester Cityt