Trajneri i Bosnjës, Mehmed Bazhdareviq e vlerëson maksimalisht ndeshjen kundër Shqipërisë por nënvizon se rezultati nuk ka rëndësi për sfidën që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Suksesi me shifrat e thella 5-0 ndaj Gjibraltarit i ka shërbyer skuadrës për tu rritur moralisht, por për trajnerin Bazhdareviq sfida më e rëndësishme e muajit Mars është ndaj Shqipërisë.
“Ashtu si çdo ndeshje tjetër miqësore, kjo sfidë ka një rëndësi të madhe për momentin ku jemi por edhe për atë që na pret më pas. Do të bëjmë gjithçka për të luajtur mirë, por rezultati nuk është në plan të parë. E dimë në fakt që do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë dhe për ne nuk do të jetë aspak e lehtë”, u shpreh Bazhdareviq.
-
Bazdareviq e Pavloviq sfidën ndaj Shqipërisë e shohin si test të vështirë
-
Te Serbia të përgatitur për ndeshje të vështirë me Shqipërinë
-
Te Serbia pranojnë forcën e Shqipërisë, por kërkojnë fitore në Tiranë
-
Trajneri i Malit të Zi: Asnjë rival nuk do të jetë favorit ndaj nesh
-
Kombëtarja e Shqipërisë, miqësore me Bosnjën në fund të marsit