Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma klubi i madh anglez i futbollit.
“Qendra jonë stërvitore është mbyllur pasi kryetrajneri Mikel Arteta ka pranuar rezultatet pozitive për COVID-19 këtë mbrëmje”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Personeli i Arsenalit që ka pasur së fundmi kontakt të afërt me Artetan tani do të izolohet, në përputhje me rekomandimet e dhëna.
“Presim që këtë ta bëjnë një numër i madh i personave nga qendra jonë stërvitore, duke përfshirë të gjithë lojtarët e ekipit të parë dhe stafi i trajnerëve”, ka njoftuar Arsenali.
Për Arsenalin luajnë Granit Xhaka e Shkodran Mustafi që do të izolohen, njëjtë si të gjithë lojtarët tjerë.
“Shëndeti i njerëzve tanë dhe publikut të gjerë është prioritet i yni dhe fokusi ynë tani. Mendimet tona janë me Mikelin. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë personat relevant për të menaxhuar situatën. Po shikojmë para për t’u kthyer në stërvitje dhe në ndeshje”, ka thënë drejtori menaxhues i Arsenalit, Vinai Venkatesham.
Drejtuesi tjetër i Arsenalit, Raul Sanllehi, ka thënë se trajneri Arteta dhe gjithë lojtarët do të përkrahen maksimalisht . Sipas tij shërimi i plotë i trajnerit është prioritet tani.
Edhe
Arteta flet për herë të parë për përvojën e tij me koronavirusin
Arsenali ka njoftuar se disa ndeshje do të shtyhen.
Është deklaruar edhe Arteta.
“Kjo është vërtetë dëshpëruese. Unë kam vendosur të testohem pasi jam ndjerë keq. Do të kthehem në punë menjëherë pasi kjo të më lejohet”, ka thënë Arteta.