Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta nuk do ta udhëheqë Arsenalin në duelin ndaj Cityt

Mikel Arteta

Skuadra e Arsenalit do të jetë pa trajnerin Mikel Arteta për ndeshjen kundër Manchester Cityt që do ta luajë në shtëpi më 1 janar.

Arteta do të mungojë në këtë duel për shkak të ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testit të bërë, ka njoftuar Arsenali në sajtin zyrtar të mërkurën. Në njoftimin e shkurtër të klubit nga Londra thuhet se Arteta do të mungojë vetëm në këtë ndeshje për shkak se është infektuar me virus.

Po ashtu, klubi ka thënë se trajneri tashmë është izoluar në përputhje me protokollin e Qeverisë britanike.