Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajnerët kërkojnë ndryshime nga UEFA për vlefshmërinë e golit në udhëtim

Në Nyon të Zvicrës, është mbajtur forumi i përvitshëm që organizohet nga UEFA, me disa nga trajnerët më të mirë në botë.

Në këtë takim nuk munguan Arsen Wenger, Jose Mourinho, Diego Simeone dhe Maxi Allegri, transmeton KTV.

Pika e parë e diskutimit ishte goli në udhëtim për ndeshjet me eliminimin direkt. Të gjithë trajnerët duket se ishin dakord për faktin se nuk është e drejtë, që goli në udhëtim të vlejë dhe në pjesët shtesë.

Madje, disa trajnerë mendojnë se vlera e dyfishtë që ka goli në udhëtim duhet anuluar krejtësisht.

Një tjetër ide është ajo e zëvendësimit të pestë, që mund të prezantohet në ndeshjet me eliminim direkt.