Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, është ndarë i kënaqur me barazimin të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Feronikeli barazoi 0:0 në Suharekë me liderin Ballkanin, ndërsa ndeshja e kthimit luhet në Drenas më 18 qershor.
“Qëllimi ka qenë që mos t’i japim hapësirë treshes së Ballkanit, ndërsa me pak fat kemi mundur të shënonim, sepse kemi pasur tri raste të qind për qindta. Por, unë i përgëzojë futbollistët e mi për ndeshjen e bërë sot. Nuk është rezultat i keq, por çdo gjë është e hapur, Ballkani luan mjaft mirë si mysafirë”, ka thënë Tovërlani për SSK.
Ai ka treguar se lojtarët e Feronikelit kanë marrë pagat të martën.
“Futbollistët e Feronikelit janë paguar dje pasi në Kosovë tashmë ka ardhur presidenti i klubit dhe është zgjidhur çështje e pagave. Nuk ka më probleme financiare në klub”, ka thënë Tovërlani.